LAJMI I FUNDIT:

Shpiket makina që vjetërson verën!

Shpiket makina që vjetërson verën!

Vera e re mund të shndërrohet në verë të vjetër. Sipas revistës, e cila merret ekskluzivisht me verërat "Winenews", enologjia, pra shkenca e kësaj pijeje, është duke përdorur metoda dhe teknika të reja, të cilat mund të shërbejnë për jetëgjatësinë e pijes

Sipas specialistëve, vera e bardhë mund të na bëjë më mirë sesa vera e kuqe. Tashmë kantinat me bote, që rrinë të mbyllura me vite për ta stabilizuar verën, mund të dalin jashtë përdorimit duke u zëvendësuar nga makinat që funksionojnë për elektrodializën, duke ndërhyrë drejtpërdrejt mbi ngarkesat pozitive ose negative që ndërtojnë lidhjet kimike me substancat nga të cilat është e përbërë vera.

Shpikja më e re vjen nga Japonia. Një makineri që në pak sekonda mund të prodhojë një verë të përkryer, të vjetruar që në shishe. Këtë e kishte imagjinuar, kohë më parë, Sherlock Holmes dhe Japonia e ktheu në realitet. Madje mendohet se kjo makineri është edhe më efikase me verën e bardhë.