Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, ka deklaruar sot se vendi i tij "nuk do të shndërrohet në një kamp gjigant të refugjatëve", pasi ka refuzuar që anija gjigante që shpëtoi 629 emigrantët të ndalet në portin e Italisë.

Matteo Salvini, lider i një partie që përkrah lëvizjen anti-emigracion, derisa shpëtimi i emigrantëve është detyrë e tyre, ai ka mohuar kategorikisht që Italia "të shndërrohet në një kamp gjigant refugjatësh", duke aluduar në anijen e cila sipas tij është dashur të ndalet në portin e Maltës, transmeton Telegrafi.


2 68

Ekuipazhi i anijes Aquarius ka shpëtuar qindra emigrantë, përfshirë 134 fëmijë dhe 7 gra shtatzënë, të cilët po mundoheshin të kalojnë nëpër ujë nga Libia në Itali për të vazhduar rrugën në vendet tjera të Evropës.

3 46

Dhe derisa Italia dhe Malta po refuzojnë ta lejojnë anije Aquarius të ndalet në portet e tyre, Spanja është shprehur e gatshme të bëjë kompromis.

4 42

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i cili javën e kaluar mori detyrën, ka urdhëruar që anija të ndalet në portin lindore të Valencias. /Telegrafi/

5 42

6 27

7 22

8 18

9 17

10 14