LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Çupiq: Sulme të tilla kërkojnë hetim urgjent

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Çupiq: Sulme të tilla kërkojnë hetim urgjent

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, që rrezikoi burime kritike si uji i pijshëm dhe energjia, është cilësuar si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj interesit publik, deklaroi politologu dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Çedomir Çupiq.

Ai nënvizoi se incidente të tilla kërkojnë hetim urgjent dhe të thelluar për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme.

“Ky akt terrorist përfaqëson një rrezik serioz. Ai kërcënon ujin e pijshëm, stabilitetin energjetik dhe jetët e njerëzve në Kosovë. Një veprim i tillë nuk duhet pranuar asnjëherë. Është thelbësore të zbulohet qëllimi dhe autorët e këtij akti përmes një hetimi të plotë”, tha Çupiq për RTK.


Incidenti ka shtuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova ka akuzuar Serbinë, duke krahasuar ngjarjen me sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, ndërsa Beogradi i ka mohuar akuzat dhe ka bërë thirrje për një hetim të paanshëm, duke ofruar bashkëpunim me EULEX-in, KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

“Incidente të pazgjidhura, si sulmi në Banjskë, janë shembuj të rrezikshëm, dhe mbeten precedentë që mund të inkurajojnë akte të tjera destabilizuese. Këto situata kërkojnë reagim të shpejtë dhe të vendosur, sepse në të kundërtën, pasojat mund të jenë tragjike”, thotë Çupiq.

Ai shtoi se planet për veprime të armatosura në rajon janë vetëm iluzione, duke theksuar praninë e NATO-s si garanci.

Sipas tij, përpjekjet e tilla për destabilizim vetëm sa dëmtojnë qytetarët dhe duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë.

Profesori theksoi gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë përgjegjësi nga të gjitha palët dhe të sigurojë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Drejtësi
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Kronika e Zezë

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Lajme
Kalo në kategori