Shpërthen zjarr në deponinë "Drislla" në Shkup

NP Drislla: Zjarri
Pasditen e sotme, një zjarr i madh shpërtheu në deponinë e mbeturinave të Shkupit "Drislla" në afërsi të fshatit Batincë.
Departamenti i Zjarrfikësve të Shkupit raportoi se ekipet e tyre tashmë po punojnë në terren, ndërsa policia janë gjithashtu të pranishëm.lDrejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov, deklaroi se zjarri nuk është alarmante.
“Departamenti i Zjarrfikësve të Deponisë së Mbeturinave të Shkupit po punon për ta shuar atë. Shuarja e çdo deponi është një proces kompleks për shkak të proceseve kimike dhe biologjike që ndodhin brenda deponisë, si rezultat i të cilave krijohen gazra të ndezshëm”, tha Angellov./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































