Policia e Tiranës ka njoftuar se në orën 04:57 të ditës së enjte, në një dhomë që shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.
Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.
Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. /Telegrafi/