LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti përplaset me asamblistët e VV-së

Shpend Ahmeti përplaset me asamblistët e VV-së

Me akuza dhe kundër akuza është zhvilluar debati mes të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari të Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal.

Përplasjet filluan kur nisi diskutimi për mos funksionimin për ndërmarrjet publike në kryeqytet.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të marr përgjigje nga kryetari Shpend Ahmeti për mosfunksionimin e ndërmarrjes publike banesore e cila ka mbetur pa kryeshef si pasojë mosmarrëveshjeve në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së.


Gjatë debatit, Ahmeti akuzoi asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemin, duke thënë se po fle në ndërmarrje për të mos e lejuar të hyjë askënd në të.

Azemi iu kundërpërgjigj Ahmetit duke thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Debati eskaloi mes të dyve, madje kryetari i tha Azemit: “mshele gojën”.

E situata e tensionuar vazhdoi tutje kur asamblisti i VV-së, Egzon Azemi i tha Ahmetit se ai po gënjen publikisht.

“Po më vjen turp si ke kaq guxim me gënjye publikisht ti kam kërkuar me diskutua për çështje të ndryshme dhe shkelje ligjore me email të kam kërkuar jo filma sinqerisht po bënë gënjeshtra po thu herë Liburn Aliu e herë Xhelal Sfeqla po flenë në një ndërmarrje publike banesore, ju nuk keni guxim për asgjë”, tha ai.

Nga rendi i ditës është larguar pika për bartjen e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga vitit 2017 në vitin 2018, për shkak të mungesës së rishikimit të buxhetit.

E me kërkesë të asambleistit të AKR-së, Sami Borovci kjo pikë u vendos për një seancë tjetër bashkë me propozim rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunë e Prishtinës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori