Site icon Telegrafi

Shpella e Kusarit, një ndër atraksionet turistike më unike në Kosovë

Vetëm 1 kilometër larg fsahtit Kusar, gjindet Shpella e Kusarit, lokacion ky që pas investimeve nga Drejtoria për Zhvillim Ekomonik në Komunën e Gjakovës është shëndrruar në një atraksion mjaft të vizituar turistik.

Shpella e Kusarit gjindet në një terren rrëzë Maleve të Pashtrikut, dhe karakterizohet nga një oborr i shkallëzuar shkëmbor, i cili mundëson ecjen e vizitorëve që e vizitojnë këtë atraksion turistik.

Lashtësia e kësaj shpelle mendohet të jetë shumë e hershme, dhe aktualisht kjo shpellë ka tri hyrje, dhe pas investimeve nga Komuna e Gjakovës në shtigjet që të dërgojnë deri në afërsi të kësaj shpelle mendohet që do të shtohet edhe numri i vizitorëve.

Karakteristikë tjetër përveç oborrit të saj shkëmbor, është edhe lartësia mbidetare në të cilën gjindet kjo shpellë, e cila arrin lartësinë deri në 501 metra mbi nivelin e detit.

Ky lokacion i cili është një ndër vendet që tërheqin më së shumti vizitorë në Komunën e Gjakovës, vazhdon të mbetet një ndër atraksionet më unike jo vetëm në Gjakovë, por në të gjithë territorin e vendit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version