Gatuani ëmbëlsirë të shijshme me bademe dhe kakao.
Përmbajtja:
▪ 200 g miell
▪ 1,5 pluhur për ëmbëlsira
▪ 75 g kakao
▪ 50 g bademe të grira
▪ 10 lugë ëmbëltues artificial në pluhur
▪ një lugë e vogël kripë
▪ 250 ml ujë
▪ 250 ml vaj kokosi
▪ një lugë e vogël ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Përzieni miellin, pluhurin për ëmbëlsira, pluhurin e kakaos, bademet e grira, ëmbëltuesin artificial pluhur dhe një lugë të vogël kripë.
Shtoni ujin e ftohtë, vajin e kokosit dhe një lugë të vogël ekstrakti vaniljeje, tundni në përbërjen e butë.
Qiteni në enën e përgatitur dhe piqeni 25 deri 30 minuta në furrë, të ngrohur më parë në 180 gradë.
Kënaquni, – transmeton Telegrafi.