Ministria e Mbrojtjes ka shpallur Konkurs të ri publik për rekrutimin e 300 ushtarëve profesionistë në shërbim të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas konkursit, kushtet e përgjithshme janë të jenë shtetas i RMV-së, të jenë në moshë madhore dhe të kenë gjendje të veçantë shëndetësore dhe fizike, ndërsa kushtet e veçanta janë: të kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në datën e mbylljes së shpalljes për rekrutimin e ushtarëve profesionistë), si dhe të gjitha detajet e tjera janë renditur në shpalljen publike, e cila është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Shpallja publike zgjat 15 ditë duke përfshirë ditën e publikimit.


Paga është nga 30,552 denarë e lart, si dhe me mbi 13,000 denarë shtesë për rimbursimin e shpenzimeve të strehimit.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të rinj dhe të interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi, të punojnë në shërbim të atdheut dhe të jenë pjesë e Ushtrisë./Telegrafi/