Me gjithsejtë katër departamente, Fakulteti Ekonomik për këtë vit akademik pranon 1200 studentë duke përfshirë këtu 700 studentë të rregullt dhe 500 me korrespodencë. E veçanta e këtij viti është se numri i atyre që kanë aplikuar me korrespondencë përafrohet me numrin e studentëve të rregullt.

Sipas shifrave zyrtare të Fakultetit Ekonomik, shihet qartë që interesimi më i madh ka qenë në Departamentin Financa, Banka dhe Kontabilitet, pastaj në Menaxhment dhe Informatikë dhe numër i përafërt në Departamentin e Marketingut dhe Departamentin Ekonomiks. Gjithashtu edhe numri i studentëve të pranuar duke ju referuar Departamenteve të përmendura është si vijon:

1. Departamenti Financa, Banka dhe Kontabilitet, 250 studentë të rregullt dhe 170 me korrespodencë;
2. Departamenti Menaxhment dhe Informatikë, 250 studentë të rregullt dhe 170 me korrespodencë;
3. Departamenti Marketing, 100 studentë të rregullt dhe 80 me korrespodencë;
4. Departamenti Ekonomiks, 100 studentë të rregullt dhe 80 me korrespodencë.
Totali i atyre që kanë aplikuar për regjistrim në këtë fakultet kalon shifrën 5.400, me çka shihet se mbi 4000 studentë mbesin jashtë këtij fakulteti. /rtv21/