Shoqëria Kulturore Artistike “Karadaku” Gjilan, nën udhëheqjen e drejtoreshës Lorikë Sulejmani, për nderë të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mbajtën festival duke performuar valle tradicionale.
Festivali është mbajtur në Komunën e Kamenicës, me crast shoqëria ishin të ftuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Zëri Kamenicës”.
“17 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës e festuam me vallet tona tradicionale të cilat sollën emocione të pa përshkrueshme në këtë ditë Gëzimi ku sot e festojmë dhe jetojmë lirinë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Komuna e Kamenicës festoi 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një sërë aktivitetesh, ku shumë qytetarë festuan u bashkuan këtë ditë të rëndësishme. /Telegrafi/