Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit Pro in, ka reaguar pas vendimit në detyrë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se këtë vit nuk do të ketë organizim të dasmave dhe se martesat do të bëhen pa tubime të njerëzve.
Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Visar Demolli tha për Telegrafin se ky vendim do t’i dëmtojë shumë.
“Dëmet janë të mëdha si në restaurante, punëtorë hotelieri, këngëtar, orkestra të ndryshme muzikore, kameraman e fotograf, prodhuesit vendor të pijeve dhe ushqimit. Taksat do të jenë minus për shtetin dhe ndikimi i mërgatës pasi që ata janë të cilët e mbushin vende me para etj”, deklaroi ai.
Po ashtu kjo shoqatë bën thirrje që të reagohet ndaj vendimit, pasi që qindra familje varen nga puna e tyre në hotele.
“Ky zinxhir i madh cili në gjirin e vet përben një armatë të tërë profesionistesh në fusha të ndryshme po mbesin pa punë. Pastaj e gjithë kjo do të sjell pasoja të paparashikueshme financiare thjeshtë po na leni pa kafshatën tonë të gojës. Është kërkesa e jona që të bashkangjiteni të gjithë ata që kanë lidhje me ne për një reagim të fuqishëm ose edhe me një peticion ku do të përfshihen të gjithë akterët që janë pjesë e jona apo anasjelltas. Të gjitha këto kategori apo lloje biznese që kanë lidhshmëri me ne janë pagues të shtetit tonë. Janë me qindra e mijëra familje që varen kryesisht nga ato që fitojnë nga puna e tyre e ushqejnë familjet”.
Ndryshe, dje ministri Vitia ka pohuar se viti 2020 do të jetë vit i distancës dhe se nuk do të ketë tubime të njerëzve, as në dasma e as në ceremoni mortore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe