Shoqata e Grave “Medica Gjakova” në kuadër të aktiviteteve të saj ka hapur dyqanin e dytë me produkte agrikulturore dhe artizanale, tani edhe në Prishtinë.

Sipas kësaj shoqate, hapësira nuk është thjesht një dyqan, por është një shprese fuqizimi për të mbijetuarit e traumave të lidhura me luftën në Kosovë.


“Në Medica Gjakova, ne besojmë në forcën e shpirtit njerëzor. Çdo produkt në dyqanin tonë është punuar me kujdes dhe dashuri nga gra të guximshme që i kanë kthyer përvojat e tyre traumatike në një udhëtim të pavarësisë ekonomike. Duke mbështetur dyqanin tonë, ju po kontribuoni drejtpërdrejt në historitë e jashtëzakonshme të mbijetesës dhe fuqizimit të këtyre individëve të guximshëm”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

“Medica Gjakova” thotë se “çdo blerje që bëni jo vetëm që e zbukuron jetën tuaj me sende të bukura, domethënëse, por gjithashtu luan një rol jetik për t'i ndihmuar këto gra të rindërtojnë jetën e tyre dhe të fitojnë stabilitet financiar”.

Gratë e “Medica Gjakova” ftojnë qytetarët t’i vizitojnë në dyqanin e tyre në Prishtinë dhe të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi transformues.

Hapja e këtij dyqani u bë e mundur me ndihmën e Embassy of Switzerland in Kosovo, UN Trust Fund to End Violence against Women, UN Ëomen Kosovo dhe mbështetje së vazhdueshme të GIZ përmes GIZ Kosovo.

90ab9006 3568 43fd 89a6 902c60e634b4

811674b1 987d 46ce 93ec 15b2331f3c5b

a3baacdd b190 4a6a 927f 1d562e5576aa

ad64b52c ab19 463e 8eb6 2931dd4af8ac