LAJMI I FUNDIT:

Shokon “shkencëtari” serb: Seksi mes babait dhe të bijës është normal, nëse ai nuk është i dhunshëm dhe ajo është e rritur

Shokon “shkencëtari” serb: Seksi mes babait dhe të bijës është normal, nëse ai nuk është i dhunshëm dhe ajo është e rritur

Në Serbi këto ditë ka rifilluar debati mbi incestin, pasi që opinioni i këtij vendi është tronditur me historinë e 20-vjeçarit i cili la shtatzënë motrën e vet 13 vjeçe, që solli në jetë fëmijën e tyre.

Lidhur me këtë temë për mediat serbe ka folur seksologu i njohur Savo Bojoviq, qëndrimet e të cilit kanë tronditur opinionin. Ai beson se incesti, nga njëra anë, është një fenomen natyror që ndodh kur njerëzit pësojnë ndryshime në sjellje, dhe që kanë probleme të veçanta, derisa në anën tjetër, beson se marrëdhënia seksuale me të afërmit në mënyrë vullnetare është diçka normale, transmeton Telegrafi.

Bojoviq nuk beson se dënimet do të reduktonin numrin e rasteve të incestit, pasi sipas tij, ky problem mund të zgjidhet vetëm me trajtim mjekësor. Gjithashtu, seksologu i njohur serb, beson se të gjitha marrëdhëniet seksuale në baza vullnetare janë normale edhe nëse dyshja që kryejnë marrëdhënie vijnë nga rrethi i ngushtë i familjes.


“Personalisht mendoj se gjithçka që bëhet në mënyrë jo të dhunshme është normale. Nëse dikush kryen marrëdhënie seksuale vullnetarisht, qoftë babai me të bijën është normale. Kurrë nuk dihet pse ndodh kjo, ndoshta në këtë mënyrë ata ndihmojnë njëri-tjetrin”, ka thënë Bojoviq.

Kodi Penal i Serbisë, neni 197 përcakton se “nëse dikush kryen marrëdhënie seksuale me ndonjë të afërm të gjakut të tij, qoftë me vëlla ose motër që në moshën minorene, dënohet me burgim deri në 3 vjet. Dhe kështu, sipas ligjit, incesti konsiderohet vepër penale vetëm nëse bëhet fjalë për përdhunim apo marrëdhënie mes një të rrituri dhe një anëtari tjetër të familjes që është nën moshën 18-vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori