Ditëve të sotme është krejtësisht normale të futemi në një lidhje pavarësisht se e dimë që nuk ka të ardhme, e madje as nuk e quajmë atë lidhje.
Ndonjëherë në këtë mënyrë ne duam ta mbrojmë veten nga ideja se mund ta lëndojmë partnerin, ose thjesht vendosim të provojmë diçka të ngjashme me një person që e konsiderojmë shok/shoqe, transmeton Telegrafi.
Lidhjet e tilla e kanë anën e tyre pozitive, për shkak se janë opsionale dhe emocionuese, por me vete ato bartin edhe shumë rreziqe.
Cilat janë të mirat e një lidhje seksuale pa detyrime me një shok/shoqe?
Nuk keni obligime
Qoftë nëse jeni duke pasur nevojë për pak vëmendje apo thjesht dëshironi të argëtoheni, atëherë kjo formë e lidhjes mund të jetë e duhura për ju.
Por, në raste të tilla është shumë e rëndësishme që posa të pajtoheni për një lidhje të tillë t’i caktoni kushtet dhe rregullat dhe t’iu përmbaheni atyre.
Argëtim dhe relaksim
Avantazhi i kësaj aventure është se nuk ka presion nga asnjëra anë. Ju mund të bëni seks, të qeshni e ta argëtoni njëri-tjetrin tërë kohën pa kompromise, pa u përkushtuar e pa drama të dashurisë.
Në momentin që ndieni xhelozi apo keni nevojë të flisni për tema tjera me njëri-tjetrin, atëherë kjo lidhje nuk mund të funksionojë.
Kujtime të mira, pa ndjenjën e fajit
Ka shumë mundësi që do të jeni të lumtur me atë se çfarë ka ndodhur. Mbi të gjitha do të krijoni kujtime të mira dhe nuk keni arsye për t’u lënduar.
Cilat janë të këqijat e një lidhje seksuale pa detyrime me një shok/shoqe?
Lidhje e cektë…
Pasi që të dy jeni të vetëdijshëm se jeni në një diçka që nuk do të zgjatë shumë, të gjitha ato emocione të bukura që evoluojnë me kohën dhe ndjenja e afërsisë shumë shpejt mund të harrohen. Për këtë arsye, aventura mund të jetë emocionese, por disi boshe dhe e cekët.
Harrimi i obligimeve
Nëse futeni në një aventurë të përkohshme, çdo sekondë do të dëshironi ta shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është në rregull përderisa aventura nuk fillon të ndikojë në suksesin tuaj akademik, në punë, në miqësi, familje, ose në çdo gjë tjetër në jetë.
Rreziku për një zemër të thyer!
Është shumë e lehtë që pasioni dhe epshi seksual të kthehet në diçka shumë tjetër. Në situatat romantike, është shumë e vështirë të ndahet mendja nga zemra. Ndoshta vetëm kur të vjen momenti të ndaheni e kuptoni se jeni të çmendur pas atij/asaj dhe kështu mbeteni me zemër të thyer në mijëra copa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Warren Buffett thotë se janë tri mënyra për t’u bërë i varfër: alkooli, zonjat dhe huamarrja
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Shenjat që tregojnë se po punoni në një ambient toksik
Afërdita në Dash po zgjedh romancën! Ja si do të ndikojë për secilën shenjë
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin