Site icon Telegrafi

Shoferi amerikan i kamionit fitoi tri herë në lotari brenda një viti – zbuloi metodën që i solli 150 mijë dollarë

Një shofer 52-vjeç i kamionit nga Maryland, SHBA, ka fituar për herë të tretë në lotari brenda 11 muajve.

Numrat fitues i gjeti dhe i përdori për të fituar 150 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

“Fituesi anonim më 13 prill fitoi çmimin e tretë prej 50 mijë dollarësh në lotari dhe atë brenda 11 muajve”, thuhet në kumtesën e lotarisë së Maryland.

Më herët kishte fituar dy çmime tjera nga 50 mijë dollarë në po të njëjtën ditë kur tërhiqeshin numrat fitues, në maj të vitit 2022.

Për të tri fitoret në lotarinë “Zgjedhë 5”, banori i çarkut Charles luajti numrat e njëjtë – 48548. Në fitoren e tij të fundit investoi vetëm një dollarë.

Historinë e tij e ndau me lexuesit duke u prezantuar me nofkën “fituesi i madh”.

“Ndodhi vitin e kaluar dhe sërish ndodhi. Gruaja ime tha: ‘të luajmë këtë numër’ dhe vazhduam të fitojmë”, tha burri që deshi të mbetet anonim.

Zyrtarëve të lotarisë u tha se planifikon të vazhdojë të luaj lotari edhe pas këtyre fitoreve.

“Vazhdimisht luaj lotari. Kurrë nuk i dihet. Nuk mund të fitoni nëse nuk luani”, shtoi ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version