LAJMI I FUNDIT:

Shkupi me apel për tifozët: Mos u futni në stadium me mjete piroteknike

Shkupi me apel për tifozët: Mos u futni në stadium me mjete piroteknike

Skuadra e Shkupit mesditën e sotme (e mërkurë) ka dalur me një komunikatë për tifozët. Skuadra nga Çairi ka lutur tifozët e saj që të jenë të kujdesshëm në ndeshjet në shtëpi, duke i apeluar që mos të futen me mjete piroteknike apo siç kanë theksuar me lëndë shpërthyere, të ndaluara dhe të njejtat mos të ndizen brenda stadiumit.

Nga Shkupi kërkojnë që të mbrohen interesat e klubit dhe mos të dëmtohet buxheti i skuadrës për të paguajtur gjoba për shkak të tifozëve./Telegrafi/

Komunikata e Shkupit:


Ne këtë rrugëtim e nisëm me shpresën dhe synimin për t’i shtuar suksese të reja historisë sonë të lavdishme, për të ndier mbështetjen e “Shkupit” tonë, irisit të qytetit të Shkupit dhe mbështetjen tonë, siç e kemi pasur me dekada, në zemrat dhe në stadiumin tonë. Kjo është dëshira jonë më e madhe, pasi është e juaja. Dy vite më parë, të gjithë panë se çfarë mund të arrihet me procesin e duhur të planifikimit ekonomik dhe sportiv dhe kur komuniteti ynë është i bashkuar. Në këtë drejtim, me shpresën se do të përjetojmë një sezon tjetër, krah për krah, plot momente të paharrueshme dhe duke përfunduar kampionatin, të cilin do ta kujtojmë me histori të bukura, ju lutemi të mbroni interesat e klubit tonë dhe të mos futen brenda stadiumit lëndë shpërthyese dhe të ndaluara dhe të njëjtat të mos ndizen brenda stadiumit. Interesat e klubit për ne janë po aq të rëndësishme sa edhe për ju. Periudhën në vazhdim ne do të luftojmë me të gjitha forcat kundër atyre që duan që klubi të ndëshkohet, atyre që nuk janë nga radhët tona, por prezantohen si të tillë, atyre që janë mjet për nevojat e të tjerëve dhe atyre që duan klubi të dëmtohet, duke forcuar masat e sigurisë në kuadrin e ligjit dhe me mbështetjen e policisë të dëbohen nga stadiumi, të mos hyjnë më në stadium dhe të ndëshkohen. Gjithashtu, pas ndeshjes personat që do të bëjnë një gjë të tillë do të identifikohen me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe ndaj tyre do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme para organeve përkatëse sepse nuk do të tolerojmë zbrazjen e arkës së klubit për shkak të gjobave. Ne synojmë vetëm për një gjë, PËR FAMILJEN E MADHE SHKUPI, askush që e do vërtetë këtë familje, që kujdeset vërtet për këtë familje, nuk do t’i bënte këto gjëra dhe nuk do të përfshihej me ata që e bëjnë. Mos harroni, KF Shkupi tjetër nuk ka, të kujdesemi për Shkupin tonë.

Me respekt,

Familja Shkupi

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori