Telegrafi

Shkuan për ta parë “spektakël”, vizitorët tmerrohen – luani ia mësyn punonjësit të cirkut në Kinë

Ky është momenti rrëqethës kur luani sulmon krejt befasisht punonjësin e një cirku në Kinë, derisa audienca dëgjohen duke bërtitur dhe të tmerruar me atë që po shihnin.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin “performancën” me dy luanët dhe punonjësin e cirkut, që ishte futur në një lloj kafazi në qytetin Dongning në veri të Kinës, transmeton Telegrafi.

Luani sulmoi burrin gjatë “spektaklit” të 22 shtatorit, derisa një luaneshë vetëm vështronte brenda kafazit.

Punonjësi i cirkut shihet se si arrin t’i shpëtojë nofullave të luanit – duke vrapuar me tërë forcën rreth kafazit.

Pas kësaj situate kaotike, cirku është mbyllur e vizitorët u janë kthyer paratë e biletave që i kishin blerë për të parë “spektakël”. /Telegrafi/