LAJMI I FUNDIT:

Shkrumbohet vetura në Vlorë

Shkrumbohet vetura në Vlorë
Foto arkiv

Një tjetër automjet është djegur gjatë natës në Vlorë. Mjeti “Daimler Chrysler” në pronësi të një 25 vjeçari u dogj në Lagjen “Kushtrimi” pasi iu vu flaka në një akt të qëllimshëm sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve.

Rreth orës 03:00 të së martës Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”, është djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M.D., 25 vjeç.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore së bashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi paraprak i këqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve. /Telegrafi/