Numri i të vdekurve vazhdon të rritet, ku deri më tani janë raportuar të paktën 95 viktima pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje shkatërruese në juglindje të Spanjës.
Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare, shkruan theguardian.
Ministri përgjegjës për politikën territoriale, Angel Victor Torres deklaroi se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet edhe më tej.
Tashmë janë publikuar pamje të shumta në mediat sociale, të cilat tregojnë përmbytjet që kanë shkaktuar kaos, duke rrëzuar ura dhe “zvarritur” veturat nëpër rrugë.
Kjo është përmbytja më vdekjeprurëse në Spanjë që nga viti 1996, kur 87 njerëz vdiqën në rajonin malor të Pirenejve, dhe i kalon përmbytjet evropiane të vitit 2021 në Gjermani, të cilat lanë të vdekur të paktën 185 njerëz.
Kushtet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Evropë dhe meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila rrit avullimin e ujit, kontribuon në intensifikimin e shirave të dendur.
“Ngjarjet si kjo, që ndodhin çdo disa dekada, tani po bëhen më të shpeshta dhe më shkatërruese”, tha Ernesto Rodriguez Camino, meteorolog i lartë dhe anëtar i Shoqatës Spanjolle Meteorologjike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i mban “leksion” gazetares së CNN, përplasja verbale e dyshes në Shtëpinë e Bardhë

Vuçiq e lë jashtë qeverisë Vulinin, politikanët që humbën vendet në qeverinë e re të Serbisë

Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Trump thotë se lufta në Ukrainë 'nuk do të kishte ndodhur kurrë', nëse zgjedhjet e vitit 2020 nuk do të ishin 'të manipuluara'

Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

I pari nga 16 aeroplanët e rinj luftarakë F-16 nga SHBA zbarkon në Bullgari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit