LAJMI I FUNDIT:

Shkon mbi 53 mijë numri i veteranëve dhe invalidëve të luftës

Shkon mbi 53 mijë numri i veteranëve dhe invalidëve të luftës

Lista me 46 mijë e 230 veteranë nuk është finale. Numri i tyre pritet të rritet edhe për 7 mijë, duke i përfshirë listat e invalidëve të luftës që do t’i shtohen kësaj liste. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi për Gazetën Fjala.

“Ende nuk kanë ardhur listat e invalidëve të luftës. Pasi që të vijnë listat përfundimtare ne do t’i krahasojmë dhe më pas do të shohim si do të veprojmë”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij pritet që në listën e invalidëve të jenë 6 mijë deri në 7 mijë.


Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është shqyrtuar Raporti i komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit te UÇK së. Sipas raportit në Kosovë u tha që janë mbi 46 mijë veteranë.

Për numrin e madh të veteranëve, Kryeministri Mustafa në mbledhjen e Qeverisë kishte deklaruar se numri tejkalon të gjitha parashikimet dhe qëndrueshmërinë buxhetore.

“Kemi qëndrim të prerë te FMN-së. Por, me rendësi është të përmbyllet kjo evidencë dhe çështjet të mbesin për t’u trajtuar në të ardhmen. Në raportin si të tillë e pranojmë por çështjet mbesin që me tutje të rregullohen”, ka thënë ai./Gazeta Fjala/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori