LAJMI I FUNDIT:

Shkoi për të vizituar vëllanë, pitoni mbyt indonezianen – e gëlltit të tërën

Shkoi për të vizituar vëllanë, pitoni mbyt indonezianen – e gëlltit të tërën

Një burrë nga Indonezia mbeti i tmerruar kur zbuloi të martën se një gjarpër gjigant në xhungël, ia kishte “gëlltitur” gruan.

Nëna e pesë fëmijëve, Siriati, 36-vjeçe, po vizitonte vëllanë dhe kishte dalë në qytet për të blerë ilaçe në Luwu Regency në jug të Sulawesit kur ndodhi më e keqja, transmeton Telegrafi.

Por asaj i doli përpara një piton afro dhjetëra metra, i cili ia nguli dhëmbët e mprehtë në këmbë dhe e tërhoqi zvarrë në xhungël.


Reptili më pas u mbështoll në trupin e saj, duke e ngufatur deri në vdekje. Sikur kjo të mos mjaftojë, ai filloi ta gëlltisë.

Bashkëshorti i saj, Adiansa, filloi të brengoset kur vëllai i saj i telefonoi dhe ia bëri me dije se nuk kishte arritur në apartamentin e tij.

Kështu filloi rrugëtimin në lagjen ku ajo e vizitoi dhe gjeti sandalet e saj në një zonë të gjelbëruar.

Ajo çfarë e habiti me së shumti në ato momente ishte gjarpri gjigant, që doli para tij dhe kishte barkun e fryrë.

Adiansa mori një armë të ftohtë për ta mbytur gjarprin, duke e goditur me shkop të drurit.

I telefonoi fshatarëve që ta ndihmojnë që t’ia presë barkun reptilit, ku arritën të gjejnë trupin e pajetë të Siriatit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori