LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në sallon ondulimi, gruaja nga Turkmenistani rrihet brutalisht nga bashkëshorti

Shkoi në sallon ondulimi, gruaja nga Turkmenistani rrihet brutalisht nga bashkëshorti

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një burrë humb kontrollin kur kupton se gruaja e tij kishte shkuar në sallon ondulomi, dhe pa u menduar dy herë filloi ta godasë pamëshirshëm në prezencën e grave tjera.

Dhuna ndaj grave në Turkemnistan nuk ka të ndalur, vend ky që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, transmeton Telegrafi.

Madje siç raporton Daily Mail, burrat në këtë vend mund të dënohen nëse gratë e tyre bëjnë tretmane kozmetike nëpër sallone të ndryshme të bukurisë.


Qeveria e këtij vendi ka rritur dukshëm kontrollin mbi të drejtat e grave, që kur presidenti i ri Serdar Berdymukhammedov erdhi në pushtet në mars të këtij viti – e sipas vëzhguesve ndërkombëtare ato nuk ishin të lira dhe të drejta.

Turkmenistani sipas OJQ-ve, cilësohet si një vend që vuan nga korrupsioni dhe vazhdimisht bëhet thirrje për më shumë transparencë.

Në prill, policia arrestoi dhjetëra gra në rrugë që bartnin thonjtë dhe qerpik të mbjellur, dhe që kishin aksesorë të ndryshëm.

Ata madje janë vazhdimisht në kërkim të atyre grave që kanë fryrë buzët dhe ndërhyrje tjera kozmetike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori