Shkarkohen përgjegjësit e Qendrës së paraburgimit në Prizren?

14:"Ridvan Slivova
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka shkarkuar nga detyra stafin menaxhues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, gati tri javë pas vdekjes së Astrit Deharit.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se ministrja Hoxha vendimin për shkarkimin e personave përgjegjës të Qendrës së Paraburgimit në Prizren e ka marrë sot gjatë ditës.
Ndryshe, edhe shoqëria civile ditë më parë kërkoi shkarkimin e personave që janë përgjegjës për Qendrën e paraburgimit në Prizren.
Astrit Dehari, student i mjekësisë dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje më 5 nëntor 2016, u gjet i vdekur në Qendrën e paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































