Rregullatori Evropian i Barnave njoftoi se të dhënat e disponueshme sugjerojnë se vaksinat mRNA kundër COVID-19 nuk shkaktojnë mungesa menstruale
Vlerësimi është bërë për shkak të raporteve për çrregullime menstruale pas marrjes së një ose dy dozave të vaksinës mRNA, ose Moderne ose Pfizer-BioNTech.
Çrregullimet menstruale mund të ndodhin për një sërë arsyesh, duke përfshirë gjendjet para-ekzistuese shëndetësore, si dhe stresin dhe lodhjen. Autoritetet shëndetësore theksuan se raste janë raportuar edhe pas COVID-19.
Mungesa e menstruacioneve konsiderohet një gjendje kur nuk ka gjakderdhje për 90 ditë ose më shumë.
Nga ana tjetër, Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut Farmakologjik i Agjencisë Evropiane të Barnave (PRAC), është ende duke hetuar rastet e gjakderdhjes së rëndë pas vaksinimit me dy vaksinat.
Raportet e rasteve të tilla, me gjakderdhje dukshëm më të rëndë ose gjakderdhje të zgjatur dhe që ndikojnë në cilësinë e jetës, u theksuan si një shkak potencial për shqetësim pasi një studim norvegjez tregoi një rritje të numrit të rasteve pas vaksinimit.
PRAC raportoi se kishte shqyrtuar të gjitha të dhënat e disponueshme dhe kishte kërkuar një rishikim të përditësuar kumulativ të rastit nga prodhuesi i vaksinës. /KP