Shkaktarët, simptomat dhe trajtimi i ulcerave venoze në këmbë

Ulcera venoze është një emër tjetër për plagët e hapura që shfaqen më shpesh në këmbë, dhe shërohen ngadalë për shkak të qarkullimit të dobët.
Ato mund të zgjasin nga dy javë në një vit. Nëse ulcera nuk trajtohet, mund të ndodhin gjendje dhe sëmundje më serioze. Një ulcerë venoze ndodh pas një dëmtimi të vogël dhe çarjes së lëkurës në këmbë, transmeton KP.
Problemi që çon në ulcera është funksionimi i dobët i venave në këmbë duke shkaktuar grumbullimin e lëngjeve dhe parandalimin e ushqyesve dhe oksigjenit në inde. Kjo shkakton vdekjen e qelizave dhe dëmton lëkurën dhe ngadalëson shërimin e prerjes.
Më shpesh ndodh te gratë e moshuara, ndërsa rreziku i këtyre plagëve rritet me pirjen e duhanit, dëmtimet në këmbë, por edhe me probleme të qarkullimit të gjakut, mpiksjes së gjakut si dhe mbipesha. Njerëzit të cilët kanë venat me varice gjithashtu janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të ulcerave.
Ajo njihet më lehtë nga kruajtja, djegia, por edhe ënjtja e këmbës në zonën përreth ulcerës. Përveç kësaj, simptomat mund të përfshijnë:
-lëkurë të thatë
-skuqje
-njolla kafe
-lëkurë e fortë rreth ulcerës
-lëngu që del nga plaga
-skuqje
-dhimbje që përkeqësohet
-ethe

Si diagnostikohet ulcera venoze?
Kur vëreni një plagë në këmbë që nuk shërohet, duhet të shihni një mjek. Në disa raste, do të nevojitet një skanim me rreze X ose CT për të përcaktuar ashpërsinë e situatës. Është e nevojshme të zbulohet se cili është shkaku i ulcerës në mënyrë që të mos shfaqet më.
Si trajtohet?
Çorapet ose fashat e kompresimit duhet të vishen për të rifilluar qarkullimin dhe për të lejuar rrjedhjen e gjakut. Është e rëndësishme që plaga të mbahet gjithmonë e pastër. Sapo të përmirësohet qarkullimi, lëkura do të fillojë të shërohet dhe ulcera do të tërhiqet me kalimin e kohës.
Ulcera mund të infektohet me baktere dhe një antibiotik do të qetësojë infeksionin. Njerëzit me mbipeshë duhet të humbin kile shtesë, ndërsa duhanpirësit të ndalojnë pirjen e duhanit, por opsioni i fundit i trajtimit është operacioni.
Ulcera venoze kryesisht do të tërhiqet dy ose tre muajve pas trajtimit të duhur, ndërsa disa ulcera do të zgjasin më shumë dhe disa kurrë nuk do të shërohen plotësisht. Nëse nuk trajtohet, ulcerat venoze mund të çojnë në infeksione serioze dhe, në raste të rralla, në kancer të lëkurës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit