Lucas Hernandez mund të bëhet shitja më e madhe në histori të klubit spanjoll, Atletico Madrid.
Gjatë ditës së mërkurë u raportua për një transferim të Hernadezit te Bayern Munichu gjatë janarit për shifrën e 80 milionë eurove.
Megjithatë, drejtuesit e klubit spanjoll mohuan diçka të tillë, por jo edhe ata të Bayernit, të cilët as nuk e mohuan dhe as nuk e konfirmuan.
Mediat spanjolle janë të bindur se me pagimin e klauzolës prej 80 milionë eurosh do të ndodh edhe transferimi i francezit në Allianz Arena.
Kështu, Lucas Hernadez do të bëhej shitja më e madhe në histori të klubit nga Wanda Metropolitano.
Deri më tani, lojtari më i shtrenjtë i shitur nga Atletico është sulmuesi Radamel Falcao, i cili i ka kushtuar Monacos 43 milionë euro në sezonin 2013014.
Në vend të tretë gjendet Jackson Martinez me transferimin e tij prej 42 milionë eurosh, ndërsa pas tij Sergio Aguero me 40 milionë euro te Manchester City.
Më poshtë i keni 10-të transferimet për të shtrenjta në histori të Atleticos:
11.Theo Hernadez – (25 milionë euro), Real Madrid (2017-18)
10.David De Gea – (25 milionë euro),Manchester United (2011-12)
9.Christian Vieri – (28.5 milionë euro), Lazio (1998/99)
8.Yannick Carrasco – (30 milionë euro), DL Yifang (2017-18)
7.Arda Turan – (34 milionë euro), Barcelona (2015-16)
6.Fernando Torres – (38 milionë euro), Liverpool (2007-08)
5.Diego Costa – (38 milionë euro), Chelsea (2014-15)
4.Sergio Aguero- (40 milionë euro), Manchester City (2011-12)
3.Jackson Martinez – (42 milionë euro), GZ Evergrande (2015-16)
2.Radamel Falcao – (43 milionë euro), Monaco (2013-14)
1.Lucas Hernandez – (80 milionë euro), Bayern Munich (2018-19)
/Telegrafi/