Site icon Telegrafi

Shilegov: Nuk ka nevojë për festë, Maqedonia është në gjendje të rëndë

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, porositi që LSDM-ja nuk planifikon të organizojë festë zyrtare pasi Zoran Zaevi mori mandatin për formimin e qeverisë së re nga presidenti Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk do të organizojmë festë zyrtare. Nuk ka nevojë për triumfalizëm. Maqedonia është në gjendje të rëndë dhe duhet punë serioze nga ana jone për ta rregulluar shtetin. Ne nuk jemi triumfalistë, por e duam shtetin”, u përgjigj Shilegov, në pyetjen se nëse LSDM-ja do të organizojë festë, pasi Zaevi mori mandatin për formimin e qeverisë së re.

Në opinion u përhapën informacione se para Kuvendit do të ketë festë pas dorëzimit të mandatit nga presidenti.

Shilegov tha se LSDM është parti e koncentruar në normalizimin e gjendjes në Kuvend dhe formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/

Exit mobile version