Mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër. Nuk jeni të bindur? Vetëm pyesni Lil Hansen, 105-vjeçaren që ende jep rregullisht mësime joga.

Ajo jeton vetëm në Ludington, Michigan. Hansen, para disa ditësh festoi ditëlindjen e saj të 105-të.


“Unë nuk ndjej ndonjë ndryshim. Jam pak më e kujdesshme, seç kam qenë vite më parë, por nuk ndjehem ‘e moshuar’”, është shprehur për mediat Hansen.