LAJMI I FUNDIT:

Shihet në San Siro mesazhi lamtumirës i Milanit për Ibrahimovic

Shihet në San Siro mesazhi lamtumirës i Milanit për Ibrahimovic

Milani po përgatitet të ndajë rrugët me Zlatan Ibrahimovic dhe mesazhi i klubit për sulmuesin suedez është parë tashmë në stadiumin San Siro.

Kontrata e Ibrahimovic skadon këtë qershor dhe Ibra do të largohet nga kuqezinjtë pasi ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë sezon.

Mesazhi i Milanit për sulmuesin e tyre është parë në San Siro dhe është zbuluar nga mediumi Calciomercato.com.


Ibrahimovic do t’i thotë lamtumirë Milanit pa mundur të luajë, por ai nuk do ta mbyllë karrierën
Lexo po ashtu Ibrahimovic do t’i thotë lamtumirë Milanit pa mundur të luajë, por ai nuk do ta mbyllë karrierën

“Lamtumirë Zlatan”, shkruhet në pankartën e mesazhit lamtumirës.

41-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm nesër (e diel) në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Hellas Verona për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

“Unë dhe Ibra kemi folur këto ditë, por ajo që u tha mbetet brenda nesh. Ai dhe klubi do të vendosin për të ardhmen”, ka thënë Stefano Pioli në një konferencë për shtyp sot (e shtunë) në lidhje me të ardhmen e sulmuesit legjendar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori