Pas ditëve me temperatura të larta, Kosova është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete dhe fshatra. Ndër zonat më të prekura është Prizreni, ku rrugët janë vërshuar duke krijuar probleme për qarkullimin.
Reshjet e shiut, të cilat filluan pasditen e sotme, kanë shkaktuar bllokime të trafikut dhe vështirësi në lëvizje për banorët e qytetit.
Vërshimet kanë ndikuar edhe në disa biznese dhe shtëpi private, duke sjellë nevojë për ndërhyrje nga autoritetet lokale.
Shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të ofruar ndihmë në rast të situatave të ngjashme.
Vërshimet në Prizren dhe në pjesë tjera të Kosovës pasojnë një periudhë të gjatë me temperatura të larta, të cilat kanë krijuar kushte për reshje të papritura dhe të dendura shiu./Telegrafi/