LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Sekret është në dijeni të postimit të Musk lidhur me tentimvrasjen e Trumpit

Shërbimi Sekret është në dijeni të postimit të Musk lidhur me tentimvrasjen e Trumpit

Shërbimi Sekret amerikan ka thënë se është në dijeni të një postimi të Elon Musk në X, që mendon për mungesën e tentativave për vrasje ndaj Joe Biden dhe Kamala Harris.

Musk e vendosi këtë post, pasi njeriu i dyshuar për planifikimin e vrasjes së Donald Trump në fushën e tij të golfit në West Palm Beach u arrestua të dielën.

“Dhe askush nuk po përpiqet të vrasë Biden/Kamala”, shkroi Musk të dielën, transmeton Telegrafi.


Ai u kritikua shpejt nga përdoruesit e X, të cilët thanë se ishin të shqetësuar se fjalët e tij për afro 200 milionë ndjekësit e tij në X mund të nxisnin dhunë kundër Biden dhe Harris.

Musk e fshiu postimin, por jo përpara se Shërbimi Sekret, i ngarkuar me mbrojtjen e presidentëve aktualë dhe të mëparshëm, nënpresidentëve dhe zyrtarëve të tjerë të shquar, të informohej.

“Shërbimi Sekret është në dijeni të postimit në mediat sociale të bërë nga Elon Musk dhe si praktikë, ne nuk komentojmë çështje që përfshijnë inteligjencën mbrojtëse”, tha një zëdhënës për Reuters.

“Mund të themi, megjithatë, se Shërbimi Sekret heton të gjitha kërcënimet që lidhen me të mbrojturit tanë”, shtoi ai.

Zëdhënësi nuk pranoi të specifikonte nëse agjencia kishte kontaktuar me Musk, i cili dukej se sugjeroi në postimet vijuese se ai kishte bërë një shaka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori