Shënoi golin e vitit, Tonali tregohet i sinqertë kur pyetet nëse tentoi direkt portën

Futbollisti italian Sandro Tonali shënoi një gol të jashtëzakonshëm për Newcastle United në fitoren 2-1 ndaj Brentford që i la në garë për një vend në Champions League.
Në minutën e 74-të të takimit, Tonali dërgoi një goditje të fuqishme nga krahu i djathtë, pranë vijës, e cila befasoi portierin Marko Flekken dhe përfundoi në rrjetë.
Ishte goli i karrierës së mesfushorit të madh, i cili megjithatë pranoi se kryevepra e tij ishte diçka mes një gjuajtje dhe një krosimi.
“Sinqerisht, ishte 70 për qind harkim në qendër dhe 30 për qind gjuajtje në portë”, tha Tonali.
Kjo fitore e ngriti Newcastle në vendin e pestë në Ligën Premier, me një pikë më pak, por edhe një ndeshje më pak se Manchester City. /Telegrafi/
Sandro Tonali on his goal is all-time 😅
'70% cross, 30% shot. It was difficult for the 'keeper, but it was difficult for me!' pic.twitter.com/DO9OE7LxwR
— Optus Sport (@OptusSport) April 3, 2025










































