LAJMI I FUNDIT:

Shënohet numër rekord i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Shënohet numër rekord i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë

Në periudhën janar-nëntor 2016 është regjistruar një numër rekord i pasagjerëve në dy aeroportet e Maqedonisë, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që nga muaji janar, në fund të nëntorit 2016m nga të dy aeroportet në vend – aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Shën. Apostol Pavle” në Ohër në krahasim me vitin 2015 numri i pasagjerëve është rritur për 15.7% më saktësisht 1,661,010 pasagjerë.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh”, nga janari deri në nëntor të vitit 2016 janë regjistruar gjithsej 1,524,985 pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku udhëtuan 1,338,470 pasagjerë, shënohet rritje prej 13.9%.


Në aeroportin “Shën Pavle” në Ohër për periudhën janar-qershor 2016, janë transportuar 136.025 pasagjerë, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2015, kur u transportuan 96.585 pasagjerë, me një rritje prej 40.8%.

Prandaj, realizimi i udhëtimeve, ku vendet më të zakonshme sipas numrit të udhëtarëve për periudhën janar-nëntor janë: Istanbul 12.7%, 10.1% Zurich, Vienna 6.3%, 4.9% Basel, Malmo 4.8% dhe London 4.3%.

Një numër rekord i udhëtarëve, si dhe numri i kompanive që operojnë me destinacione të reja është rezultat i projektit të qeverisë për mbështetje financiare për të nxitur zhvillimin e transportit ajror. /Telegrafi/