LAJMI I FUNDIT:
Peja 10° cloudy

Shënohet Dita botërore e personave me Sindromën Down edhe në Istog

Shënohet Dita botërore e personave me Sindromën Down edhe në Istog

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Personave me Sindromën Down, duke theksuar rëndësinë e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në shoqëri.

“Në këtë ditë, kujtojmë se diversiteti e bën botën më të fuqishme dhe se personat me Sindromën Down kanë një kontribut të vyer në komunitet.

Të festojmë arritjet, potencialin dhe harmoninë që sjellin ata në jetën tonë të përbashkët,” ka deklaruar kryetari Ferati.


Ai gjithashtu ka theksuar se duke zgjedhur mirësinë dhe gjithëpërfshirjen, krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke ftuar qytetarët të duartrokasin sukseset e personave me Sindromën Down dhe të kontribuojnë në një shoqëri më të hapur e barazitare./Telegrafi/