Site icon Telegrafi

Shën Valentinin e parë e festuan në Amerikë, por puthjen e parë Mihrija dhe Naimi e dhuruan në një veturë të prishur

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Çifti shumë i pëlqyer e estradës shqiptare, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.

Dyshja e këngëtarëve kanë folur gjatë kësaj jave në përgjithësi për jetën dhe karrierën e tyre, duke treguar në veçanti se cili ka qenë çelësi i suksesit të një martese të shëndetshme, e cila ka zgjatur mbi tri dekada.

Ata treguan se kanë plot 37 vite të lidhur dhe sivjet kremtojnë 30-vjetorin e martesës.

E kur ra fjala te puthja e parë, Naimi dhe Mihrija treguan se e dhuruan puthjen e parë në një veturë të shkatërruar.

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Nami i shpjegoi se ajo ndodhi rastësisht dhe kjo është arsyeja pse qëlloi që puthja e parë të ndodhte aty.

“Vetura qëlloi aty, ne shkuam te vetura, dhe unë i thash Mihrijes: ‘Të dua’, edhe ajo në një moment u kthye dhe më tha: ‘Për hajr të qoftë’”, tregoi këngëtari dhe prezantuesi Abazi.

Naimi dhe Mihrija janë një prej çifteve më jetëgjatë të estradës, nga martesa e të cilëve fryt është djali i tyre i vetëm, Platori. /Telegrafi/

Exit mobile version