LAJMI I FUNDIT:

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e një lagje në Sarandë

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e një lagje në Sarandë

Banorët e rrugës Qazim Demi në lagjen nr.1 në Sarandë kanë mbetur të izoluar. Shkak është bërë rrëshqitja e rrugës dhe për pasojë asnjë automjet nuk mund të lëvizë.

Zona në cilën rruga është shembur, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, është ngjitur me një pallat në ndërtim. Rruga është shembur gjatë natës (23 prill).

Një prej banorëve shprehet për Report Tv se kishin vënë re shkarje të rrugës 2 muaj më parë, por nuk është marrë asnjë masë.


“Kjo rruga deri në fund, e bënë me standard jo tamam të rregullta. E më pas nga fundi i rrugës deri te hoteli është një rrugë 100 metra, ta shtrojnë se janë 100 shkallë.

Është shembur rruga, ka ndërtuar njëri një pallat. E kishte ngrënë deri në fund të rrugës. Ka rënë shirat, është shembur ajo pjesa që kalojnë makinat, janë bllokuar makinat. Për këtë rrugë këtu nuk jemi ankuar. Për rrugën atje te Gjekajt jemi ankuar, kanë thënë se do ta rregullojmë, por nuk shpresojmë.

Kjo ka qenë dy muaj e plasaritur, por se ka carë njeri kokën. Kishin ardhur këta i kishin venë një fije betoni sa për të mbuluar kanalin. Erdhi puna sot u shemb fare, të gjitha makinat kanë mbetur andej”, tha qytetari për Report Tv.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të Policisë Bashkiake të cilët kanë vendosur edhe tabela sinjalistike për bllokimin e rrugës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori