LAJMI I FUNDIT:

Shembet objekti i parë në Velipojë

Shembet objekti i parë në Velipojë

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Velipojë.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtimin e parë në në zonën e Vilunit, pranë hidrovorit në Velipojë. Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në këtë zonë.

Deri tani nuk ka pasur asnjë kundërshti nga pronarët.


Fillon operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë
Lexo po ashtu Fillon operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë

Ashtu siç ishte paralajmëruar në zonën e Ksamilit në Sarandë kanë filluar shembjet e ndërtimeve pa leje në zonën e bregut të detit.

Fadromat e IKMT kanë filluar punën.

Pronarët janë ankuar dhe kanë kërkuar më shumë kohë që të mund të heqin materialet pasi sipas tyre nuk janë njoftuar më parë. /Report TV/