LAJMI I FUNDIT:

Shembet një ndërtesë pesëkatëshe në Turqi, evakuohen banorët

Shembet një ndërtesë pesëkatëshe në Turqi, evakuohen banorët

Banorët mbrëmë alarmuan për kërcitje dhe plasaritje të shtyllave mbështetëse dhe mbajtëse të ndërtesës dhe u larguan nga objekti, i cili mëngjesin e sotëm u shemb plotësisht.

Në jug të Turqisë u shemb një ndërtesë nga e cila u evakuuan të gjithë njerëzit para rrënimit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesa pesëkatëshe u shemb në qarkun Toroslar, në provincën mesdhetare të Mersinit.


Banorët mbrëmë alarmuan për kërcitje dhe plasaritje të shtyllave mbështetëse dhe mbajtëse të ndërtesës dhe u larguan nga objekti, i cili mëngjesin e sotëm u shemb plotësisht.

Sipas informacioneve të deritanishme nga shembja e ndërtesës nuk pati viktima ndërsa shërbimet kompetente edhe më tej vëzhgojnë dhe kryejnë hetime në rrënoja.