LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Zyrës së BE-së: Çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për Kosovën

Shefi i Zyrës së BE-së: Çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për Kosovën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, të entjen mori pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’.

Përmes një shkrimi në Twitter, tha se çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për kosovarët.

“Çështja e personave të zhdukur në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’, e cila më la mbresa të thella”, shkroi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.


Ndryshe, të hënë në muret e një korridori të gjatë e të ngushtë janë vendosur emrat, mbiemrat dhe vendi i zhdukjes së mbi 1600 personave.

Në fund të saj, është një dhomë tjetër e errët, më e madhe, ku po numërohen ditët, orët, e minutat prej ditës kur familjarët po presin për ta.

“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, është një fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që sot presin më të dashurit e tyre. Brenda saj janë edhe disa gurë të cilët janë dëshmitarë të kohës.

Kjo vjen në kohën e denoncimeve dhe zbulimeve të reja të varrezave masive te shumta të dyshuara në territorin e Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori