Zyrtari i lartë i zbulimit amerikan tha të dielën se nuk do të befasohej nëse Koreja e Veriut do të testonte një raketë tjetër, duke pasur parasysh se vendi kishte realizuar dy testime në korrik, mes tensioneve në rritje mes dy kombeve.
“Unë jam mjaft i bindur se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të vazhdojë të përpiqet të zhvillojë programin e tij të raketave, kështu që nuk do të më habiste fakti nëse do të kishte një tjetër test raketor”, tha drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve, Mike Pompeo.
Koreja e Veriut tha të enjten se planet do të përfundojnë deri nga mesi i gushtit për të hedhur katër raketa interkontinentale në afërsi të ishullit të Guamut të Paqësorit në SHBA.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh diçka në territorin amerikan të Guamit. /KP/