Telegrafi

Shefi i Al-Ahli zbulon arsyen e vërtetë që çoi tek dështimi i transferimit të Vinicius në Arabi

Shefi  i Al-Ahli, Khaled Al-Issa, ka konfirmuar se klubi arab kishte bërë përpjekje që të nënshkruante me Vinicius Junior gjatë kësaj vere.

Al-Ahli ka qenë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të transferimeve në dy sezonet e fundit dhe e njëjta ishte edhe këtë verë, me klubin arab që u lidh me një numër të lojtarëve që luajnë në Evropë.

Ata thuhej se ishin të etur për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, pas largimit të Allan Saint Maximin dhe raportimet sugjeronin se ata po përgatiteshin për një marrëveshje madhështore.

Al-Issa tani e ka konfirmuar interesimin e klubit për Vinicius, duke shpjeguar se Al-Ahli në fund u tërhoq nga gara pë brazilianin shkaku i integrimit të papritur të Firas Al-Braikan në ekipin e parë.

Ata më pas vendosën që të nënshkruajnë me një sulmues qendror dhe kështu arritën marrëveshje me Ivan Toney dhe Victor Osimhen para se të nënshkruajnë me anglezi.

“Komiteti teknik kompetent, që përfshin drejtorin teknik, vendosi që të lejojë largimin e Maximin pasi ishte më e lehtë në procesin e shitjes dhe marrëveshja mund të ishte më e lehtë për klubet tjera”.

“Kishte një dëshirë për të transferuar një sulmues të madh, Vinicius, nga Real Madridi, por gjatë negociatave diçka e papritur ndodhi, që ishte largimi i lojtarëve arab për t’u bërë profesionistë në përputhje me programin e bursave dhe sulmuesi Firas Al-Braikan ishte e paraparë që të largohej”.

“Vëmendja jonë më pas u zhvendos nga një sulmues anësor bazuar në largimin e Al-Braikan dhe më pas u futëm në negociata me Ivan Toney dhe Victor Osimhen dhe përfunduam me transferimin e Toney”, përfundo Al-Issa./Telegrafi/