LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të vazhdojë me marrjen e masave tregtare kundër Kinës

SHBA do të vazhdojë me marrjen e masave tregtare kundër Kinës
Chinese investors monitor stock prices at a brokerage house in Beijing, Friday, March 23, 2018. Fears of a trade war roiled financial markets and sent the dollar wobbling Friday after Beijing retaliated against the Trump administration's tariff hikes by threatening import duties on U.S. goods. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar të martën se ende ekziston rreziku i vënies së tarifave në vlerë të 50 milionë dollarëve në importet që vijnë nga Kina, nëse kjo e fundit nuk e adreson çështjen e vjedhjes së pronës intelektuale, transmeton Reuters.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një deklarate se në kuadër të masave kundër Kinës, do të jetë dhe kufizimi i investimeve të kompanive kineze në SHBA.

Detajet për këto investime do të njoftohen më 30 qershor derisa lista përfundimtare e tarifave do të publikohet me15 qershor.


Deklarata e së martës ka ritheksuar edhe një herë komentet e zyrtarëve të administratës së Trumpit, të cilët kanë thënë se tarifat dhe kufizimet tjera vazhdojnë të jenë ende si mundësi edhe pas hartimit të një marrëveshjeje nga ana e Kinës, e cila parashah reduktimin e suficitit tregtar që ka Kina me SHBA-në, në vlerë të 375 miliardë dollarëve.

Ndonëse Uashingtoni nuk është tërhequr nga kërcënimi për vënie të tarifave në importet e Kinës, Pekini ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate duke thënë se është befasuar nga qëndrimet e së martës dhe se do të mbrojë interesat e veta.

Kërcënimet për nisje të luftës tregtare në mes të SHBA-së dhe Kinës kanë goditur tregjet financiare, mirëpo shumica e ekonomistëve besojnë se të dy palët do të menaxhojnë situatën dhe do t’i ikin konfliktit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori