Telegrafi

SHBA: Shkencëtarët krijojnë super-metalin

Metali në fjalë përbëhet 90 për qind me palad, 3 për qind argjend dhe pjesa tjetër metal i tipit germanium, silic dhe fosfor.

Sipas revistës Nature Material, e cila ka publikuar kërkimin, objekti kombinon dy elementë: forcën ekstreme dhe rezistencën e jashtëzakonshme, transmeton TCH.

Kostoja e lartë e paladit e bën super-metalin të vështirë për përdorim dhe dyshohet se fillimisht ai do të përdoret për qëllime mjekësore, duke zëvendësuar kockat e thyera. /Telegrafi/