LAJMI I FUNDIT:

SHBA ndan 5 milionë dollarë për programin e shkatërrimit të armëve konvencionale në Kosovë

SHBA ndan 5 milionë dollarë për programin e shkatërrimit të armëve konvencionale në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë pesë milionë dollarë për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës (ERW) në Kosovë.

I paraparë të zbatohet brenda katër vjetëve (2020-2023), ky program pritet t’ia kthejë popullit të Kosovës së paku 4,298,442 metra katrorë tokë të rrezikshme.

“Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996.


Ky kontribut do t’i adresojë vendet me ndikim të lartë që janë të kontaminuara me municione kasetore dhe ERW, duke ua kthyer përfundimisht tokën e kontaminuar me mbetje të minave tokësore autoriteteve për ta adresuar me kapacitetin e tyre kombëtar.

Prej vitit 1996 deri në vitin 2019, programi i SHBA-së për shkatërrim të armëve konvencionale ka investuar më shumë se 9,7 milionë dollarë në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për ta adresuar trashëgiminë e municioneve kasetore dhe ERW.

Nga tetori i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara kanë mundësuar që popullit të Kosovës t’i kthehen 3,254,566 metra katrorë tokë.

Deri në fund të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara do të kenë kontribuar në kthimin e së paku 4,288,561 metrave katrorë tokë që nga tetori i vitit 2016”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ndryshe, Programi i Shteteve të Bashkuara për armë konvencionale në Kosovë zbatohet nga HALO Trust [TrusTit HALO] dhe Norwegian People’s Aid [Ndihma e Popullit Norvegjez] (NPA) me mbështetje të Qendrës së Kosovës për Veprim ndaj Minave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori