Shtetet e Bashkuara fluturuan me një bombardues supersonik mbi aleatin Korenë e Jugut si pjesë e një stërvitjeje të madhe ajrore të kombinuar.
Stërvitja përfshin qindra aeroplanë luftarakë dhe një shfaqje me një bombardues supersonik vlerësohet si shfaqje force që synonte të frikësonte Korenë e Veriut mbi breshërinë e saj të testeve të raketave balistike këtë javë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Siç vë në pah mediumi në fjalë, të paktën një bombardues B-1B mori pjesë në ditën e fundit të stërvitjes së përbashkët të forcave ajrore SHBA-Kore e Jugut që përfundoi të shtunën, tha ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Dhe stërvitja “Vigilant Storm” – që përfshin rreth 240 aeroplanë luftarakë, duke përfshirë luftarakë të avancuar F-35 nga të dy vendet – ka shkaktuar një reagim nga Koreja e Veriut.
Veriu këtë javë lëshoi dhjetëra raketa në det, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) që shkaktoi paralajmërime evakuimi në Japoninë veriore dhe vuri në fluturim aeroplanët e saj luftarakë brenda territorit të saj.
Pheniani tha se Koreja e Veriut do t’i përgjigjet me “kundërveprimin më të ashpër” ndaj çdo përpjekjeje të “forcave armiqësore” për të cenuar sovranitetin e saj ose interesat e sigurisë.
Fluturimet B-1B kishin qenë një shfaqje e njohur e forcës gjatë periudhave të kaluara të tensioneve me Korenë e Veriut.
SHBA ka mbajtur katër nga bombarduesit në Guam që nga fundi i tetorit, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.
Ndërkohë, shkruan Al jazeera, Koreja e Jugut ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të shtojnë vendosjen e “aseteve strategjike”, të cilat përfshijnë aeroplanmbajtëse, nëndetëse bërthamore dhe bombardues me rreze të gjatë si B-1B.
Aleatët kanë rifilluar stërvitjen në shkallë të gjerë këtë vit, pasi Koreja e Veriut e përshpejtoi testimin e armëve me një ritëm rekord.
Stërvitja fillimisht ishte planifikuar të përfundonte të premten, por aleatët vendosën të zgjasin stërvitjen deri të shtunën në përgjigje të një serie lëshimesh balistike të Koresë së Veriut të enjten, duke përfshirë një ICBM që shkaktoi alarme evakuimi dhe ndaloi trenat në Japoninë veriore.
Veprimet e së enjtes erdhën pasi Veriu lëshoi më shumë se 20 raketa të mërkurën, më së shumti që kishte lëshuar brenda një dite të vetme.
Këto lëshime erdhën pasi zyrtari i lartë ushtarak i Koresë së Veriut, Pak Jong Chon, lëshoi një kërcënim të fshehur për një konflikt bërthamor me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut mbi stërvitjet e tyre të përbashkëta, të cilat Veriu thotë se janë prova për një pushtim të mundshëm.
Veç këtyre, Koreja e Jugut gjithashtu të premten ka “angazhuar” rreth 80 aeroplanë ushtarakë pasi gjurmoi rreth 180 fluturime nga aeroplanët luftarakë të Koresë së Veriut brenda territorit të Koresë së Veriut.
Shefi i Shtabit të Përbashkët të Jugut tha se avionët luftarakë të Koresë së Veriut u zbuluan në zona të ndryshme në brendësi dhe përgjatë brigjeve lindore dhe perëndimore të vendit, por nuk iu afruan veçanërisht kufirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës