Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja bashkuan forcat të hënën për të vënë sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë në Bjellorusi për devijimin nga itinerari të një avioni pasagjerësh që po udhëtonte në maj mes dy vendesh anëtare të BE-së.
Ngrirja e pasurive dhe ndalim-udhëtimet janë ndëshkime lidhur me reagimin e ashpër të autoriteteve bjelloruse për afro një vit që kur Presidenti Aleksander Lukashenko deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 2020, që BE dhe vende të tjera perëndimore i cilësuan të manipuluara.
“Jemi të bashkuar në shprehjen e shqetësimeve tona të thella lidhur me sulmet e vazhdueshme që ushtron regjimi i Lukashenkos mbi të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe ligjin ndërkombëtar”, thanë katër aktorët përmes një deklarate të përbashkët.
“Ne jemi të angazhuar të mbështesim aspiratat demokratike të popullit bjellorus dhe qëndrojmë të bashkuar në masat ndëshkuese ndaj këtij regjimi për mospërfillje të hapur ndaj përgjegjësive ndërkombëtare”, thuhej më tej në deklaratë.
BE ka veçuar shtatë individë dhe një entitet për “zbritje të detyruar dhe të paligjshme” të avionit të firmës Ryanair, i cili udhëtonte nga Greqia në Lituani, kur u urdhërua të zbriste në Minsk, siç u kuptua më pas me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një nga pasagjerët — Raman Prataseviç, një gazetar që njihet për kritika ndaj autoriteteve të Minskut.
BE, SHBA, Britania dhe Kanadaja i bënë thirrje Minskut të bashkëpunojë me hetimet ndërkombëtare lidhur me këtë incident, të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit politikë dhe të “fillojë një dialog të gjerë dhe të pastër politik” me opozitën dhe shoqërinë civile.
Në shënjestër të Shteteve të Bashkuara janë bashkëpunëtorë të afërt të zotit Lukashenko, individë që akuzohen se kishin rol në shtypjen e egër të protestave paqësore vjet dhe të tjerë që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve.
Ndërkaq, në takimin e tyre të hënën në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE-së përgatitën një seri masash ekonomike që synojnë të godasin zotin Lukashenko dhe aleatët e tij. Këto masa do të diskutohen nga udhëheqësit e BE-së në takimin e tyre të enjten në Bruksel.
BE-ja i ka forcuar sanksionet kundër Presidentit Lukashenko, i cilësuar si “diktatori i fundit i Evropës”, i cili në gusht 2020 deklaroi fitoren për një mandat të gjashtë si president.
Blloku me 27 anëtarë ka mbajtur një qëndrim edhe më të rreptë që nga incidenti me avionin e kompanisë Ryanair si dhe pas akuzave se Bjellorusia po shfrytëzon migrantët për t’i bërë presion Lituanisë, pasi në Lituani janë strehuar disa figura të njohura të opozitës bjelloruse.
Në përpjekje për të shtuar presionin ndaj Presidentit Aleksander Lukashenko lidhur me devijimin me forcë të avionit të firmës Ryanair, ministrat e jashtëm të BE-së miratuan të hënën sanksione individuale ndaj 76 shtetasve bjellorusë përfshirë ministrat e transportit dhe mbrojtjes. Masa të ngjashme u morën edhe ndaj tetë entiteteve shtetërore, thanë diplomatët. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siria me një kapitull të ri, autoritetet njoftojnë fillimin e dialogut kombëtar për të ardhmen e vendit

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë