SHBA-ja e pranon: Korasan, më i rrezikshëm se ISIS

Në fakt, në zonat kaotike të Sirisë duket të jenë një numër jashtëzakonisht i madh i grupeve radikale islamike, disa prej të cilëve mund të përbëjnë problem serioz për të gjitha vendet e Perëndimit, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë të veçantë, aktualisht grupi më i shquar është ai që mundohet të përhap ISIS-in në një hapësirë më të madhe se Iraku dhe Siria, përkatësisht në Liban dhe Jordan.
Bëhet fjalë për një organizatë relativisht pak të njohur në luftimet e Sirisë, por, siç vuri në dukje burimi nga inteligjenca amerikane, objektivi i tyre kryesor nuk është rrëzimi i regjimit të presidentit sirian, Basar al-Asad.
Objektivi i tyre kryesor, sipas burimit është rekrutimi i ushtarëve evropianë, të cilët më vonë do të kthehen në Perëndim, dhe do të organizojnë sulme terroriste në objektiva të ndjeshme.
Korasan në Siri është e afërt me Al-Nusran, organizimin e së cilës e kanë marrë përsipër udhëheqësit ISIS-it.
Korasan ka lidhje të forta me Al-Kaedan në Magreb, ndërsa ka për qëllim që të zbatojë ideologjinë e saj.
Udhëheqës i grupit është Muhsin al-Fahd, i cili, siç njofton Departamenti i Shtetit amerikan, ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të Osama bin Laden. Al-Fahd, i cili është 33 vjeç dhe vjen nga Kuvajti.
Llogaritet një nga figurat kryesore që pothuajse një dekadë po e kërkon shërbimi i inteligjencës amerikane, por pa sukses. /Telegrafi/




















































