LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Status quo-ja është e paqëndrueshme – inkurajojmë angazhim urgjent për të arritur marrëveshje me njohje reciproke

SHBA: Status quo-ja është e paqëndrueshme – inkurajojmë angazhim urgjent për të arritur marrëveshje me njohje reciproke

Ka përfunduar vizita e përbashkët e përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përmes një njoftimi në rrjete sociale këtë vizitë e ka konsideruar si produktive.

“SHBA mbështet fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe dialogu është mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për t’iu ofruar qytetarëve të saj një të ardhme evropiane”, njofton ambasada përcjell Telegrafi.


“Status quo-ja është e paqëndrueshme. Ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv dhe urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që do të përfundonte me njohje reciproke”.

“Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të shenjta”, thuhet tutje në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Të dy të dërguarit e posaçëm i dhanë fund sot një vizite në Kosovë, dhe pasdite janë nisur për Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Që nga e hëna Escobar dhe Lajçak ata janë takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar rrjedhën e mëtejme të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori