LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 13° partlycloudy_day

“Sharrcem”-i mbështet Komunën e Hanit të Elezit me shërbime mjekësore të kardiologjisë

“Sharrcem”-i mbështet Komunën e Hanit të Elezit me shërbime mjekësore të kardiologjisë

Komuna e Hanit të Elezit ka lidhur një marrëveshje me “Sharrcem” e cila ka ofruar shërbime mjekësore të kardiologjisë për qytetarët e Hanit të Elezit. Këto shërbime do të merren 3 herë gjatë muajit mars, andaj sugjerohen pacientët të bëjnë terminët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Ju njoftojmë se shërbimet e kardiologjisë në QKMF – Hani i Elezit, sipas marrëveshjes mes “Sharrcem” dhe Komunës, për muajin mars 2025, do të ofrohen sipas datave të mëposhtme: 1 Mars 2025 – duke filluar nga ora 15:00, pastaj më 13 mars 2025 – duke filluar nga ora 19:00 dhe më 26 Mars 2025 – duke filluar nga ora 19:00. Për të caktuar terminin, ju lutemi që të paraqiteni në sportelin e QKMF – Hani i Elezit , nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 – 15:00”, thuhet në njoftimin e komunës së Hanit të Elezit.

Sipas kësaj komune para kontrollimit tek mjeku kardiolog, pacientët duhet të përgatiten për EKG, prandaj të gjithë që caktojnë termin për një nga datat e mësipërme, duhet të paraqiten në QKMF gjatë orëve të paradites për realizimin e EKG-së në ditën e terminit./Telegrafi/